Specialisti i ndertimit Arben Meçe ka dhene alarmin per nje pallat shumekatesh ne Durrës.
"Ky eshte pallati 12 katesh me 285 hyrje ne lagjen nr. 17. Ai eshte ne gjendje te rende. Strukturat shtetërore duhet te paraqiten menjehere ketu. Eshte i vetmi pallat qe kam pare deri tani ne Durres, qe ka demtime në strukture dhe berthame",– tha Meçe.
Specialisti Meçe eshte thirrur nga vete banoret e pallatit, te cilet donin te dinin me shume per fatin e nderteses ku banojne.
Prej ditesh ata e kane braktisur ate, pasi pallati shumekatesh ka pesuar demtime te renda. Godina shumekateshe prej ditesh eshte e rrethuar nga shiritat bllokues, qe i paralajmerojne qytetaret se duhet te qendrojne larg tij, pasi ndertesa ka pesuar demtime te renda.





