Ndonëse operacioni për kërkimin e trupave të pajetë nën rrënoja ka përfunduar, vijon puna në terren për pastrimin e zonave të goditura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur.
Ditën e sotme aksioni është përqendruar në një prej hoteleve të shembura në Durrës. Hoteli "Vila Verde", një ndërtesë 5-katëshe në zonën e plazhit që përfundoi me 3 kate pasi 2 katet e poshtme u fundosën, rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.
Tashmë ka nisur puna për shembjen e ndërtesës, ku po ndërhyjnë fadroma dhe punonjës të ndërtimit.





