Tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka bërë që Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli të anulojë vizitën e tij zyrtare në Tiranë

Vizita e presidentit Sassoli, e cila ishte planifikuar më 2 dhe 3 dhjetor pritet të shtyhet në janar.

Mesazhi kryesor që Sassoli donte të përcillte ishte inkurajimi për qytetarët shqiptarë për të mos humbur shpresën drejt rrugëtimit evropian dhe se Bashkimi Europian mban dyert e hapura për qytetarët shqiptarë.