Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama, për situatën krijuar pas tërmetit tragjik që goditi vendin, ndërsa shtoi se BE është krah shqiptarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e KE përmes një postimi në Twitter, ndërsa shkruan se ditën e mërkurë do të udhëtojë për në Shqipëri Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič, i cili do ta mbajë të informuar rreth situatës.
POSTIMI I PLOTË
Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim.
Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič do të udhëtojë në Shqipëri ditën e mërkurë. Unë i kam kërkuar të më mbajë të informuar rreth situates.





