Kryeministri Edi Rama ka publikuar zonat më të dëmtuara nga tërmeti.

"Në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore",– tha Rama.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.