Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, e specializuar në përllogaritjen e tërmeteve ka bërë me dije se shqiptarët duhet të qëndrojnë të sigurt.

Në një postim në Twitter,  EMSC shkruan se paslëkundjet kanë mbetur të kufizuara, ndërsa shpresojnë që ato të bien.

"Aktiviteti i paslëkundjeve është kufizuar. Shpresojmë që shkallës së pasojës do të vazhdojë të ulet kështu që miqtë tanë në Shqipëri të gjejnë pak paqe. Qëndroni të sigurtë", thuhet në njoftimin e Qendrës Sizmologjike Europiane, ndërsa ka publikuar edhe një grafik me intensitetin e tërmeteve.