Ambasada Amerikane në Tiranë iu ka uruar shqiptarëve festën e Çlirimit, ndonëse kjo ditë u venit nga tërmeti që goditi më 26 nëntor vendin, i cili shkaktoi 49 viktima,
Ambasada ka zgjedhur që të urojë shqiptarët me vargjet e njohur të Andon Zako Çajupit.
"Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!”, shkruan në Facebook ambasada.
“Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta?
Në vendin e tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri.”, thuhet në vargjet e Cajupit.





