Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje gazetarëve, të cilët po raportojnë prej ditësh situatën në vendin tonë, që të mos futen brenda godinave të dëmtuara nga tërmeti.
Ministria thekson se lëkundjet vazhdojnë dhe kjo mund të përbëjë rrezik për jetën e gazetarëve, ndaj ata duhet të raportojnë nga jashtë ndërtesave.
"I lutem te gjithe kolegeve gazetare, qe duke qene se lekundjet vazhdojne, te mos futen ne brendesi te godinave te demtuara. Ne funksion te sigurise te secilit prej jush, lutem te beni lidhjet direkte jashte godina. Eshte apeli qe ne po i bejme cdo banori e sidomos per te gjithe ju, operator e gazetar qe po kaloni ditet e nete te veshtire, ju lutem te tregoni kujdes", thuhet në deklaratën e ministrisë.





