Albert Cara, që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, është transportuar drejt Italisë.
Në përcjellje të tij te mjekët italianë ishte edhe kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Të plagosurit i kishte rënë një pjesë e madhe betoni mbi trup dhe është dëmtuar në pjesën e shtyllës kurrizore. Nuk është një problem i parikuperueshëm, por kërkon një ndihmë më të specializuar. Është një rast shumë i vështirë”, u shpreh Manastirliu.
Albert Cara, që mundi t’i shpëtonte tragjedisë së bashku me Lindita Carën, humbën 7 familjarë të tyre.
Viktima mbetën:
Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25 vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)
Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë
Anthi Cara – nusja e xhaxhait
Sadajana Hysa Cara – Mbesa e Anthi Carës, vajza e Lindita Carës
Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë nga rrënojat ku mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë.





