Mbrëmjen e sotme, Durrësi u godit nga reshje të dendura shiu. Situata ishte sidomos e vështirë në stadiumin "Niko Dovana", ku ndodhen çadrat blu të instaluara nga ekipet italiane që kanë ardhur për të ofruar ndihmën e tyre për të dëmtuarit nga tërmeti.
Ndërsa qyteti eshte braktisur nga shume prej banoreve te tij, ekipet shqiptare dhe te huaja vazhdojne te ndihmojne njerezit e mbetur pa çati mbi kokë.
Nje nga italianet e angazhuar ne keto operacione, Francesco Nicoli, ka postuar videon e meposhtme dhe shprehet "Live da Durazzo senza paura e senza timore andiamo avanti…" (Live nga Durrësi pa frikë e panik vazhdojmë përpara…)
Çadrat e sjella nga pala italiane nuk lejojne depertimin e ujit dhe te ftohtit brenda dhe njekohesisht u mundesojne banoreve qe te gatuajne brenda.





