Janë pamje të pabesueshme ato që vijnë nga një pallat 5 katësh në Durrës, i cili ka pësuar një shkatërrim gati gati të pashpjegueshëm edhe pse tërmeti ishte i fuqishëm për të gjithë objektet. Në fotot e postuara nga Paulin Ndreu, kreu i Drejtorisë Detare shikohet qartë rrënimi që ka pësuar pallati.

Sikundër mësohet pallati ka vetëm 5 vite që është ndërtuar dhe kjo e bën më të dyshimtë mënyrën se si është ndërtuar nga ana inxhinierike.

Në postimin e tij, Ndreu shtron pyetjen nëse duhet ndaluar inxhinieri zbatues dhe pronari i këtij pallati.