Shfaqet mes qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Ish-kreu i bashkisë për 12 vite në qytetin bregdetar ka qenë mbrëmjen e së enjtes mes banorëve të strehuar në palestrën e shkollave “Marie Kaçulini” dhe “Benardina Qeraxhia”.
“Në ambientet e palestrës së shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini dhe në atë të Mjeshtrisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, kushtet paraqiten optimale dhe qytetarët gëzojnë shëndet të mirë! Kurajo të gjithëve.”- shkruan kryebashkiaku në një postim në faqen e tij në rrjete sociale.





