Qytetarët e Durrësit, shtëpitë dhe apartamentet e të cilëve janë shpallur të pabanueshme, nuk dinë ku të strehohen.
Një pjesë e tyre janë sistemuar përkohësisht tek të afërmit apo miqtë, por ky është vetëm strehim provizor.
Shtëpitë e tyre janë të pabanueshme dhe banorët shprehen se për ta duhet të mendojë shteti, pasi nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë sistemimin në një banesë me qira.





