Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu i ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Disa orë pasi i dha lamtumirën e fundit, njeriut të tij të zemrës Kristi Reçit, Gregu ka bërë thirrje për ndihma duke “harruar” për një çast dhimbjen e tij.

“Adresa unike shtetërore për të kontribuar në mbështetje të familjeve të prekura nga fatkeqsia natyrore,”– shkruhet në postimin e shpërndarë nga i riu. 

Ditën e sotme djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj. Rama është shfaqur i hidhëruar teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, vajzës me të cilën kishte më shumë se dy vite lidhje.