Qe nga termeti 6.3 balle i oreve te para te dites se marte, ne Durres eshte e gjate lista e pallateve me deme te renda ne strukture, çka i kthen ato ne te pabanueshme.
Një banor i pallatit te njohur si "Vapori", i pozicionuar në hyrje te Durresit, në lagjen nr.17, ka sjellë pranë redaksisë sonë foto qe deshmojne demtimet e shumta qe ka pesuar ndertesa shumekatesh.
Perreth godines dallohen shiritat ndalues te vendosur nga policia, shenje kjo dalluese per objektet e shpallura te pabanueshme.
Qytetari thote se te gjithe banoret e kane braktisur pallatin.





