Vijojnë të publikohen detaje të reja nga pasojat e tërmeteve që po godasin vendin.
Së fundmi, është një pallat pranë Rugës së Kavajës që rrezikon të shembet.
Siç shihet në videon e mëposhtme, pallati rrezikon shembjen, ndërsa banorët prej disa orësh e kanë braktisur atë.
Banorët e alarmuar pretendojne se pas tërmetit te fundit 5.3 ballë, ndërtesa është mënjanuar dhe ka krisje te konsiderueshme, ndërsa është njoftuar policia dhe ështe kerkuar ekspertize per gjendjen e pallatit.





