Ndërsa vëmendja e të gjithëve është e përqendruar tek të prekurit nga lëkundjet e tërmetit në Durrës, nisin të bëhen edhe denoncimet e para për abuzimet me shpërndarjen e ndihmave.

Një qytetar nga Durrësi, banor i lagjes nr.18, denoncon pranë redaksisë së DurrësLajm faktin se nga ndihmat qe po shpërndahen nuk po i përfitojnë njerëzit e prekur vërtet nga dëmet e tërmetit 6.3 ballë.

“Pershendetje jemi nga lagja 18 durres te prekur nga termeti me deme ku kemi fjetur jashte mbreme dhe mesa duket dhe sonte pa cader pa ushqime dhe askush ska ardhur te beje nje kontroll per banesat nese jan apo jo te banueshme ku punonjesit e bashkise vetem shenojn emra dhe lista kot dhe asgje nuk behet..ushqimet po i shperndahen lypsave te durresit dhe romeve te nishtulles elbasanit e fierit qe jan mbledhur per argetim tek cadrat e stadiumit dhe abuzojn me veshmbadhjet dhe batanijet e ndara per njerzit vertet ne nevoje ju lutem shperndajeni dhe beni dicka qe ndihmat ti ndahen atye qe kan vertet nevoje ju faleminderit”,- shkruan qytetari nga Durrësi.