Forcat speciale të kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve.
Burrë e grua, Pëllumb e Çelike Gregu nuk mundën t'i shpëtonin tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkatërroi pallatin ku jetonin.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, djali i tyre Saimir Gregu humbi jetën në spitalin e Traumës.





