Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka njoftuar se për shkak të situatës së rëndë në të cilën ndodhet qyteti si pasojë e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit, do të vijojnë të jenë pezulluara gjykimet e sotme.

Përmes postimit në Facebook mësohet se do të ketë përjashtim për çështjet me karakter të ngutshëm.

POSTIMI I PLOTË

NJOFTIM

Duke uruar që të gjithë të jeni mirë, njoftojmë se gjykimet e sotme pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Durrës do të vijojnë të jenë të pezulluara me përjashtim të çështjeve me karakter të ngutshëm!

Falimeninderit!