180 çadra janë ngritur te stadiumi "Niko Dovana" në Durrës ku do të qëndrojnë rreth 1500 persona, banesat e të cilëve janë shkatërruar nga tërmeti i mëngjesit të së martës.

Prej ditës së djeshme, për qytetarët e Durrësit janë shpërndarë ndihma, si ushqim dhe batanije për të kaluar natën.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Durrësin dhe Tiranën.