Nuk ka mundur të mbijetojë i riu i familjes Greku që mbeti nën rrënojat e pallatit që u shemb pas tërmetit në Thumanë.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 31-vjeçari Saimir Greku ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të brendshme që kishte pësuar.

Kështu, numri i viktimave ka shkuar në 25. Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë.