Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe IGJEUM që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3:54 kur goditja kryesore pati magnitudë 6.3 ballë, e deri në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure, janë shënuar 310 pasgoditje.

Nga të dhënat e IGJEUM, goditja e fundit ka qenë para pak minutash, në orën 08:13 me magnitudë 3.3 ballë me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Lëkundje ka pasur gjatë gjithë natës, me magnitudë që variojnë kryesisht nga 3 – 3.5 ballë, me epiqendër kryesisht në Kepin e Rodonit apo dhe në Armathë.