Në qytetin e Durrësit, operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë gjatë gjithë natës. Operacionet po vijojnë në 6 vende të ndryshme, një në zonën e ish-Kënetës, një në lagjen nr.18 dhe pjesa tjetër në zonën e plazhit.

Të gjitha vatrat janë të ndriçuara si dhe po vijojnë kërkimet me qen shpëtimi. Nën rrënojat e pallatit që është shembur në lagjen n.r 18 dyshohet se janë 6-7 persona. 5 të tjerë dyshohen se janë nën rrënojat e zonës së ish-kënetës si dhe 4-5 persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar në zonën e plazhit. 

Forcave shqiptare të kërkim shpëtimit i janë bashkuar dhe grupe të specializuara nga Kosova dhe Italia.