Ndërron jetë në spitalin e Traumës, Diena Meçe, e cila u shpëtua dy orë më parë nga forcat RENEA. 30-vjeçarja doli e gjallë nga rrënojat ndërsa vajza e saj vetëm 8 vjeç humbi jetën nën rrënoja. Edhe pse nëna 30-vjeçare arriti që të nxirrej e gjallë, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Mësohet se pak vite më parë bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë gjithashtu si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Me vdekjen e Dienës shkon në 22 numri i viktimave, ndërkohë që ka ende persona të humbur që po kërkohen nën rrënoja. Gjithçka tani është luftë me kohën në pallatet e shembura në Durrës.