Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare. Ky vendim i qeverisë vjen pas tërmetit katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, duke lënë disa qytete të vendit nën rrënoja.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 20, mbi 600 të plagosur dhe me qindra ndërtesa të rrënuara plotësisht. Kujtojmë, që edhe qeveria e Kosovës e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare.