Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vend, në orën 17.06.
Sipas të dhënave të para, magnituda ka qenë 4.1 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në Ishëm, 8 km në perëndim të Thumanës, një nga dy qytetet më të prekura nga tërmeti bashkë me Durrësin.
Sipas IGJEUM, thellësia e lëkundjes sizmike ishte 40 km.





