Kryeministri Edi Rama ka shkuar pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Thumanë.
I shoqëruar nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Rama inspektoi situatën e rënduar, ku gjetën vdekjen 6 persona.
Një grua, e cila ka prej mëngjesit që pret të mësojë për fatin e vëllait të saj dhe nuses së tij, ka shpërthyer në lot para Ramës, ndërsa kërkon të mësojë për fatin e të dashurve të saj.
"Kam vëllanë me nusen atje. Po aman ore të lutem më nxirrni vëllanë me nusen. Më nxirrni vëllanë me nusen, shpejt, shpejt, shpejt. O shpirti i motrës o Pëllumb. O vëllai i motrës, ma nxirrni djalin, të lutem. Aman ma nxirrni vëllain", thotë ajo.





