Flamuri shqiptar është ulur gjysmë shtizë në selinë qendrore të NATO-s, pas tërmetit që goditi mëngjesin e kësaj të marte vendin tonë.

“Flamujt e aleatëve tanë Shqipërisë dhe Francës janë ulur gjysmë shtizë jashtë zyrave qëndrore të NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nder të ushtarëve francezë të rënë në Mali”, thuhet në një postim në Twitter të NATO-s.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ka shkuar në 18, ndërsa të plagosur janë të paktën 600 persona.