Është nxjerrë i gjallë Ramë Lala, i riu që komunikonte vazhdimisht me forcat e shpëtimit në Durrës.

17-vjeçari, pjesëtar i familjes Lala, banesa e të cilëve në zonën e Ish-Kënetës në Durrës u shemb plotësisht duke zënë gjithë familjarët ka arritur të shpëtojë.

Ai nuk ka shfaqur asnjë dëmtim dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por është transportuar për në spital.