Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. ka përcjellë një mesazh për gjithë shqiptarët të cilët po kalojnë momente të vëshitra si pasojë e tërmetit të rëndë ku humbën jetën 13 persona.
Në një deklaratë për mediat, Kryegjyshi shpreh pikëllim për humbjet e jetëve, ndërsa tha se ngjarje të tilla të pa parashikuara natyrore, na bëjnë të jemi sa më pranë njeri-tjetrit dhe i lutemi Zotit të Lartë të na japë forcë e vullnet, t’i kapërcejmë sa më butë këto situata.
MESAZHI I KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN
Të dashur miq! Po ndjekim me shqetësimin e natyrshëm njerëzor ngjarjet e shkaktuara nga tërmeti i disa orëve më parë, dhe në mënyrë të veçantë, dëmet në Durrës dhe Krujë. Jemi pranë dhimbjes së familjarëve të viktimave duke ndarë së bashku pikëllimin e thellë, sikundër japim forcë dhe kurajë shpirtërore për të lënduarit e shumtë fizikisht. Ngjarje të tilla të pa parashikuara natyrore, na bëjnë të jemi sa më pranë njeri-tjetrit dhe i lutemi Zotit të Lartë të na japë forcë e vullnet, t’i kapërcejmë sa më butë këto situata.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Amin!”





