Shtatë persona po kërkohen aktualisht në lagjen 17 në Durrës, 4 persona të tjerë në lagjen nr.6 në afërsi te lokali “Barons”, ndërsa ankthi më i madh i kërkimeve vijon të jetë te pallati i shembur te Kryqi i Kuq.

Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Shtatë persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë, ndërsa 1 person në Kubin, pasi u hodh nga ballkoni pas panikut.

Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar, 210 nga të cilët në spitalin e Durrësit.

Nga 7 viktimat në Durrës, janë 2 burra, 4 gra (midis tyre një e moshuar) dhe një fëmijë që ndodhen në morgun e Durrësit.