Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla lajmëron se edhe qeveria e Rumanisë i është përgjigjur thirrjes dhe kërkesës së qeverisë shqiptare për ndihmë për të përballuar pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Qeveria e Rumanisë sapo ka nisur një avion luftarak me 52 efektivë specialë për situata emergjencash.

"Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë. #Kurajo #Durim #Solidaritet", shkruan Taulant Balla në rrjetet sociale.