28 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave që nuk i shpëtuan dot lëkundjeve të forta të tërmetit 6.3 ballë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se kërkimeve në terren do t’i bashkohen edhe forca nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi.
POSTIMI I RAMËS
Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve
Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi
Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit
Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre





