Një nga viktimat e tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm është i riu Kristian Preçi, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë.

Preçi jetonte  në Thumanë, zonën që u godit më shumë nga tërmeti, me tre pallate totalisht të shembur, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë avokati i tij.

"Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt", shkruan avokati.