Nëntoka e Durrësit nuk ndalon së dridhuri. Një tjetër lëkundje e frikshme sapo eshte ndjere, duke ngjallur panik tek banoret e traumatizuar. Nuk dihet ende intensiteti i termetit te fundit.
8 lëkundje të tjera kanë pasuar tërmetin e fortë 6.3 ballë, që ka shkaktuara dëme të shumta materiale në qytetin bregdetar.
Lëkundja e dytë që ka pasuar tërmetin e frikshëm ka qenë dhe më e forta 4.4 ballë, me epiqendër në Fushë Krujë.
Ndërkohë lëkundjet e tjera janë regjistruar të gjitha në Durrës, me intensitet nga 3.2 deri në 3.9 ballë.





