Një banore e lagjes nr.3 në Durrës rrëfen tmerrin e përjetuar nga shembja e shtëpisë së saj. Ajo tregon se në momentin që ikën dritat ka dal5 jashtë e tmerruar, por më pas ka kuptuar se burri i kishte mbetur brenda.

I shoqi ka marrë ndihmën mjek5sore në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

I gjithë stafi i spitalit është në shërbim të përforcuar dhe po pret të lënduarit e të plagosurit dhe po ofron ndihmën e parë për ta. Deri më tani në urgjencë janë paraqitur rreth 60 persona.