Një tërmet 3.4 ballë, me epiqendër në detin Adriatik është regjistruar pak minuta më parë.

Shumë qytetarë të Durrësit e kanë ndjerë lëkundjen sizmike, mbrëmjen e sotme.

Kjo është lëkundja e katërt gjatë ditës së sotme, pasi tërmete me magnitudë më të vogël janë regjistruar në orët e paradites dhe pasdites me epiqendër në Durrës.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 05.22 me epiqendër në lagjen e re, Durrës dhe magnitudë 2 ballë.

Tërmeti i dytë është regjistruar në orën 09.00 me epiqendër në Katund të Ri, Durrës dhe magnitudë 2 ballë.

Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 15.10 me epiqendër në Detin Adriatik, Durrës dhe magnitudë 2.2 ballë.