28-vjeçari Hermes Nikaj, i njohur si "Zogu i Tiranës" ka mohuar akuzat për prostitucion.
Gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Tiranës, Zogu ka thënë se nuk i detyronte vajzat që të kryenin marrëdhënie, por i ndihmonte të shkonin në hotel.
"Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel", ka thënë ai para hetuesve.
28-vjeçari Nikaj u arrestua gjatë një aksioni të policisë si pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit. Bashkë me të u arrestuan edhe 3 persona të tjerë, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 2 të tjerë.
Në momentin e arrestimit, 28-vjeçari u kap në flagrancë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me 47-vjeçarin A.GJ..





