Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të kalojë fundjavën në qytetin e Pogradecit, nga ku ka postuar një foto në natyrë, në një sfond vjeshte me gjethe të rëna.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit uron të gjithë shqiptarët që të kalojnë mirë dhe qetë me familjet e tyre.

"Sa më kishte munguar Pogradeci! T'ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!", shkruan Meta ku shfaqet i veshur sportiv.