Degjeneron keq konflikti mes tre personave në një fshat të Fierit. Një 24-vjeçar, pas sherrit për motive të dobëta ka goditur me thikë dhe sende të forta dy persona të tjerë duke i lënë të plagosur.

Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga autorin, shtetasin E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet.

Ndërkohë që të plagosurit K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.