Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, të cilit i janë gjetur në automjet 76 doza kanabis. Pas hekurave ka përfunduar 22-vjeçari I.H. për të cilin policia kishte siguruar informacion në rrugë operative se ishte shpërndarës lënde narkotike në doza të vogla.
Ndërkohë, po nga policia e Durrësit janë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim.
Efektivët e rendit kanë arritur të kapin shtetasin: N.N., 60 vjeç, banues në Durrës, të cilin, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me datë 02.10.2019, e kishte dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Dhunë në familje".
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u kap dhe u ndalua edhe shtetasi A.E., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Moskallëzim krimi".





