Policia e Durrësit ka vënë në pranga 37-vjeçarin Sh.Sh., i cili mbrëmjen e së premtes, në autostradën Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin A.Xh. banues në Durrës.
Mësohet se 37-vjeçari nga Sukthi ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Fiat”, kur aksidentoi këmbësorin 65-vjeçar.
Në të njëjtën kohë, efektivët e policisë rrugore kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin D.B.,22 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë.
Ky shtetas duke drejtuar motoçikletën tip "Lifan", ka goditur shtetasin P.P., 73 vjeç, banues në Krujë, që lëvizte me biçikletë, e më pas është larguar nga vendingjarjes.
Materialet për të dy të arrestuarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë për veprime të mëtejshme.





