Konflikt mes disa personave në unazën e qytetit të Korçës. Sipas burimeve, dy shtetas janë sulmuar dhunshëm nga disa persona, tashmë të dorëzuar tek forcat e rendit.
Sipas informacioneve paraprake personat, dy vëllezër 22 dhe 33-vjeçarë banues në Korçë kanë sulmuar fillimisht një makine tip Mercedes Benz me targë AA 285 CS. Më pas kanë rrahur barbarisht me sende të forta drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Orgest Moraiti dhe mikun e tij Arben Rakipi.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes. Mendohet se personat e paidentifikuar fillimisht kanë patur si synim Moraitin, por ai pas një konflikti fillestar i ka shmangur. Atëherë personat kanë goditur Rakipin, shok i objektivit fillestar, duke e lënduar në mënyrë më serioze.





