Një kalimtar, i cili po kalonte rrugën është goditur për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës.
“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa italiane EV 310 KF, ka aksidentuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.”- njofton policia e Durrësit
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, me pasojë vdekjen, kryesisht të personave të rinj në moshë.





