Presidenti Ilir Meta ka shpallur vakancën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit të anëtarit Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
"Shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e "Vakancës së parakohshme" të krijuar nga përfundimi përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi", thuhet në dekret.
Besnik Muçi ishte përzgjedhur nga Presidenti Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por u shkarkua dje nga KPA, për shkak se kishte probleme me pasurinë dhe integritetin e figurës.





