Ka rezultuar fals alarmi për bombë mëngjesin e sotëm në afërsi të sheshit 'Skënderbej", pasi një çantë e braktisur u gjet dhe shkaktoi panik te qytetarët që kanë lajmëruar policinë.

Pas verifikimeve në terren, policia gjeti brenda çantës të harruar në qendër të kryeqytetit, vetëm vegla pune.

Policia e Tiranës bën me dije se:

“Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.