Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë.

Në pranga ka rënë 28-vjeçari Klajdi Balla dhe Donaldo Llupo 18 vjeç, të dy banues në Berat. 

Mësohet se gjatë aksionit, forcat blu kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme heroine, armë zjarri e sende të tjera.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.