Një 30-vjeçare në Montichiari, të Italisë është detyruar të martohet me një trafikant shqiptar për të shlyer borxhet nga trafikimi i drogës.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari 42-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte i martuar me një 40-vjeçare, dhe nga martesa me italianen do të përfitonte letrat italiane.
Vajza nga Brecscia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, për blerjen e kokainës dhe mendonte ta shlyente përmes pagesës që shqiptari do t'i bënte për letrat italiane.
Gjithçka ishte e mirë organizuar deri në detaje, nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, miqtë e vajzës të cilët nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.
Por policia lokale referuar disa informacioneve që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë; një burrë që ishte martuar një herë, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë dhe në mes trafikimi i kokainës.
Këto ishin lidhjet që bënë që policia të hidhej në aksion për arrestimin e shqiptarit, ndërsa gruaja dhe nipi i tij, që ishin protagonist në ngjarje u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.
Policia mundi t’i përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram drogë e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata. Gruaja dhe nipi i saj tashmë janë transferuar në burg në dispozicion të hetimeve të mëtejshme.





