Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar përmes një postimi në Twitter, 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit.
Përmes një fotoje krah djalit të tij, Glauk Olldashi, Basha shkruan se Sokolli sot do të ishte krenar të shihte se si djali i tij i madh, po ecën në gjurmët e tij.
“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”, shkruan Basha.





