Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur rreth orës 12:30 në Durrës.
Mësohet se në Ish-Kënetë, 24-vjeçari H.K. ka përplasur shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur "Ish- Këneta", mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.





